Togeri nga Peja emërohet Komandant i Detektivëve të Komisariatit Policor në New York - NACIONALE

Togeri nga Peja emërohet Komandant i Detektivëve të Komisariatit Policor në New York

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Togeri nga Peja, Kreshnik Nervzat Bakraqi është emëruar Komandat i Detektivëve të Komisariatit 52.

Kështu ka bërë të ditur përmes Facebook Shoqata “Peja” – New York.

Toger Kreshnik Bakraqi me origjinë nga qyteti jonë i bukur Peja, shënoi një sukses të radhës të komunitetit tonë profesional duke u ngritur në detyrë dhe duke u emëruar tashmë si Komandant i Detektivëve të Komisariatit 52.” – thuhet në njoftim.

Sipas kësaj shoqate, Bakraqi është shqiptaro-amerikan i parë që merr një emërim kaq prestigjioz.

Togeri Bakraqi vjen nga një familje shumë e nderuar e Pejës dhe shënon një arritje të madhe duke u bërë i pari shqiptaro-amerikan që merr një emërim kaq prestigjioz. Shoqata jonë dhe të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë për aktualizimin e potencialit të profesionistëve tanë të shkëlqyer dhe për prezantimin dinjitoz që ata bëjnë si pjesëtarë të komunitetit profesional.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme