Tjetër diplomat ushtron padi ndaj Donika Gërvallës, përmendet edhe rasti famëkeq i "thyrjes së zyres" - NACIONALE

Tjetër diplomat ushtron padi ndaj Donika Gërvallës, përmendet edhe rasti famëkeq i "thyrjes së zyres"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amir Haziri, ish-diplomat, ka ushtruar padi në gjykatë kundër ministres Donika Gërvalla-Schwarz.

Përveç saj, padi është bërë edhen daj Sekretarit të ministrisë që Gërvalla e drejton, Behar Ismës.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar që arsyeja për padinë ndaj ministres është shkëputja e marrëdhënies së punës zyrtare në MPJD”, vendim të cilin e ka cilësuar si “të kundërligjshëm dhe arbitrar”.

Ai ka bërë edhe kallëzim penal për “rastin e thyerjes së zyres së tij të punës”.

Ministrja Gërvalla ishte kritikuar madje edhe për mos-respektimin e vendimeve të Gjykatës, siç ishte rasti me diplomatin Viskont Jakupi për të cilin ajo ishte detyruar t’i kompensonte 20 mijë euro dëmshpërblim dhe ta kthente në vend të punës.

Lajme të ngjashme