Time Kadriaj me dy kërkesa në Kuvend: Tërhiqeni librin e Shkëlzen Gashit, bëjeni ligjin për vlera e luftës
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka bërë dy kërkesa sot në Kuvend.
Ajo ka kërkuar që libri i Shkëlzen Gashit të tërhiqet nga ambasadat, dhe të sillet ligji për vlerat e luftës.
“E lus Andin Hotin si ministër, bëje një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës, si djalë i Ukshin Hotit, fati i të cilit nuk dihet. Historia nuk ndryshohet, nuk mund të ndryshohet me linçimet dhe organizimet që jeni duke i bërë. Tërhiqeni edhe librin për masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit, i cili ka shkruar të pavërteta dhe që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e që është shpërndarë nëpër vendet tjera. Vet shteti i Kosovës e ka shpërndarë libra me të pavërteta, në vende të ndryshme të botës”, ka thënë ajo.