Tik-taku i Aktgjykimit: VV pretendon se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë” të mos shkohet në zgjedhje - NACIONALE

Tik-taku i Aktgjykimit: VV pretendon se “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë” të mos shkohet në zgjedhje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Rruga para drejt zgjedhjeve të reja ose prapa në restuarimin e legjislaturës së pezulluar është në dorë të (dhe vetëm të) Gjykatës Kushtetuese, por Vetëvendosja, përkatësisht zyrtarja e lartë e saj, Albulena Haxhiu, është zotuar se “do të bëjë gjithçka” që të mos lejojë vendin të shkojë në zgjedhje të reja.

Kjo në dritën e përfundimit–brenda pak ditësh–së masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata Kushtetuese ndaj dekretit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani, por edhe ndaj punës së parlamentit në tërësi.

“Do të bëj gjithçka që është në dorën time dhe në përgjegjësitë e mija si kryetare e Kuvendit që vendi të mos shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët, që ta kemi një qëndrim të përafërt dhe ta kemi një konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Haxhiu sot për gazetarë.

Vjosa Osmani më 6 mars ka lëshuar dekretin presidencial për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës duke lexuar Nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës se presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit paraprak, ç’gjë u shterrua më 5 mars.

Vetëvendosja e ka kundërshtuar këtë dhe, krejt në fund, ndërroi leximin kushtetues duke iu kthyer Nenin 82 për një afat 60 ditor të nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës: kur veçse nominuan Glauk Konjufcën, të dytin e Vetëvendosjes për President, si dhe kundërkandidate formale, Fatmire Kollçaku.

Mirëbesues se gjërat do të përkthehen mirë për të, u shpreh kohëve të fundit, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Kjo në dritën e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, si pasojë e shterrimit të afatit për zgjedhje të presidentit të përcaktuar në dokumentin më të lartë juridik të vendit.

“Jam optimist natyrisht për të ardhmen”, tha Kurti para gazetarëve teksa foli për “durimin politik dhe përgjegjësinë shtetërore” që ia përshkoi vetes.

Gjykata Kushtetuese ka ngrirë edhe dekretin e shpërndarjes së Kuvendit të lëshuar nga Vjosa Osmani, bashkë edhe me punën e legjislativit.

Kjo deri më 31 mars kur duhet të delë me Aktgykim për kristalizim të situatës kushtetuese mes Nenin 82 dhe 86: a 60 ditë a 30 ditë për zgjedhje të presidentit para skadimit të mandatit të paraprakut/es.

Media duke u thirrur në burime të veta kanë raportuar se Kushtetuesja pritet t’i japë kohë shtesë Albin Kurtit të Vetëvendosjes që të zgjedhë president përtej Nenit 86.

Një gjë e tillë, sipas raportimeve, pritet të shpalohet ditëve në vijim.

Vjosa Osmani me dekret konstatoi fundin e legjislaturës si pasojë e moszgjedjes së Presidentit të Kosovës.

Në këtë situatë, tha ajo, “na sollën njerëz me qëllime të rrezikshme.”

Këtë deklaratë ajo bëri mëngjesin e 6 marsit, por që atëherë s’e ka zbërthyer në hollësi për referencë që u deduktua të jetë për Albin Kurtin.

Lajme të ngjashme