“Tigrat prej letre”, pas alarmeve për luftë Kurti e Vuçiq sot takohen në Bruksel - NACIONALE

“Tigrat prej letre”, pas alarmeve për luftë Kurti e Vuçiq sot takohen në Bruksel

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Të enjten, kryeministri Albin Kurti, dhe presidenti serb, Alaksandar Vuçiq do takohen në Bruksel, pas javë tensionesh të larta, e fjalë të ashpra ndaj njëri-tjetrit. “Zelensky i vogël”, “Putin i vogël”, e mundësi për luftë, ishin deklaratat me të cilat u shërbyen Kurti e Vuçiq, ndërsa neser do të shihen përballë.

Ndërsa dje Kurti foli për një gjendje normale më 1 shtator, kohë kur skadon shtyrja për zbatimin e reciprocitetit, presidenti serb foli për luftë.

Ndryshimet në diskurs të dy liderëve, kanë edhe mesazhe, sipas njohësve të politikës.

“Normaliteti” i Kurtit – “Lufta” e Vuçiqit

Profesori universitar, Robert Muharremi në një përgjigje për Nacionalem nënvizoi se kërcënimet për luftë nga ana e Serbisë qellim kanë koncensionet.

Mendoj që është një skenar kërcënimi që është duke e bërë Vuqiqi për ta detyruar palën kosovare të tërhiqet nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit dhe për ta përforcuar edhe pozitën e tij negociuese. Ata në njëfarë mënyre e kanë dëshmuae që janë në gjendje për t’u mobiluzuar shpejtë kur ka qenë tentativa e parë për ta zbatuar vendimin për reciprocitet të qeverisë së Kosovës. Edhe tash besoj që krejt kjo është një paralojë e ndërtimit të një skenari kërcënunes që ta shtyjë edhe faktorin ndërkombëtar t’i bëjë presion palës kosovare të gjejë një kompromis sa i përkëtë zbatimit të atij vendimi”, tha fillimisht Muharremi.

Tutje, ai tha se situate aktuale e Kosovës është e palakmueshme.

Është koxha njëfarë situate e palakmushme për palën kosovare që të tërëhiqet në njëfarë mënyre nga pozicioni i saj, e që do të ishte humbje e fytyrës dhe zbehje e pushtetit qeveritar. Në anën tjetër sa janë këta të gatshëm dhe sa nuk janë të gatshëm pala serbe të përdorë dhunë nuk dihet, sepse varet prej disponimit që kanë në Beograd”, deklaroi ai.

Ndryshe mendon analisti politik, Agon Maliqi.

Ai në një përgjigje për Nacionale , Maliqi theksoi se presioni ndërkombëtar ka ndikuar në retoriken e kryeministrit Kosovar.

"Është e mundshme se komenti për 'gjendje normale' vjen si reflektim pas vërejtjeve dhe kritikave drejtuar kryeministrit, përfshirë dhe nga aleatët, mbi komentet e mëparshme mbi mundësinë e një lufte. Pra e shoh si formë të komunikimit strategjik për synimet e Kosovës që të ketë paqe dhe qetësi”, ka thënë Maliqi.

Tutje, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare deklaroi se 1 shtatori mund të mos jetë një ditë normale.

“Kjo gjithsesi nuk do të thotë se 1 shtatori do të jetë ditë normale. As Kosova deri tani nuk ka hequr dorë nga masat e as Serbia nga paralajmërimet për reagim. Mbetet të shihet nëse do të dalë diçka nga takimi në Bruksel si dhe nga takimi me NATO-n", ka përfunduar ai.

“Tigrat prej letre”

Gjatë gushtit kishte akuza mes dy protagonistëve kryesor të takimit të nesërmë në Bruksel, Kurtit dhe Vuçiqit.

Madje këta dy kanë quajtur njëri- tjetrin si Putini i vogël dhe Zelensky i vogël.

Ndonëse, edhe kryeministri Kurti në mediat ndërkombëtare kishte paralajmëruar luftë, në dy ditët para takimit i kishte zbutur deklaratat duke i dhënë mundësinë dialogun ta qetësojë situatën.

1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë”, tha Kurti në BCC-në në gjuhën serbe.

Por ndryshe ishte gjendja në Serbi, teksa presidenti serb ndryshoi retorikën e tij, duke tingëlluar alarmues. Ai përmendi edhe mundësinë e konfliktit, duke thënë se nesër vendoset nëse vendoset nëse do të ketë luftë ose jo.

“Deutsche Welle” ka shkruar sot se mediat serbe po nxisin luftë para takimit të nesërm Kurti- Vuciq.

Sot gjatë takimit me Kryeministrin Kurti Sekretari I NATO-s Stoltenberg ka deklaruar se në rast të rrezikimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë, misioni i KFOR-it është i gatshëm të ndërhyjë ushtarakisht

Lajme të ngjashme