“Ti mesazhe tjera, Hovenier tjera, apo ndjek politika të pavarura?”: Qysh u përgjigj Hill dje në pyetjet e sikletshme - NACIONALE

“Ti mesazhe tjera, Hovenier tjera, apo ndjek politika të pavarura?”: Qysh u përgjigj Hill dje në pyetjet e sikletshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jo rrallëherë dhe jo për pakkënd deklarimet e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, përçojnë mesazhe tjera nga ato të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

E saktësisht për një gjë të tillë i kërkoi sqarim intervistuesja e N1 ambasadorit Hill, i cili e mohoi në rend të parë se ka dallime mes tij dhe kolegut amerikan në Prishtinë.

Tha se dallimi qëndron në atë vetëm se si “e përçojmë mesazhin te publiku” dhe “në formulimin e mesazhit”; por jo te mesazhi.

I sfiduar edhe më tej me nënpyetje nga gazetarja, Hill garantoi se ai përçon vetëm qëndrimet amerikane dhe assesi të diçkaje që është në favor të Serbisë.

Të vetmët që unë mbështes është qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

N1 iu drejtua Hill-it me pyetjen se “çka u thoni zërave” si në Beogradi ashtu edhe në Prishtinë “që thonë se ju po ndjekni njëfarë politike të pavarur” dhe se “po e mbështesni Aleksandar Vuçiqin”, Hill e mohon qysh në start.

Shikoni...unë jam në kontakt çdo ditë me Departamentin e Shtetit: i vemti entitet që unë mbështesë është qeveria e ShBA-së. Qëndrimi im është ai i ShBA-së”. Madje Hill tha se është “i bindur” që me pohimet e tij pajtohet edhe ambasadori Jeffrey Hovenier.

Mes tij dhe Hovenier-it ai shtoi se “nuk ka dallime në terma të qëndrimeve amerikane” por mbase në atë se si e plasojnë mesazhin në publikun përkatës. “Ajo që ka rëndësi është se cilat janë faktet”, tha ai, “dhe ne jemi në kërkim të fakteve”.

Nuk kemi dallime (me Hovenierin), mbase në çështjen e përçimit të mesazhit por jo dallime. Ne duam të shohin deri në fund këtë (zbardhjen e ngjarjeve në Banjskë) dhe duam që dialogu të ketë sukses”.

E qëndrimet amerikane ndaj tensioneve të fundit, tha Hill, janë që duhet të ketë zgjidhe politike në vend të krizave periodike, ngase, siç e frazoi ai, “kur njerëzit të shohin që ‘aha, kjo do të jetë rezultati’ do të jenë më pak të prirur që të futen në dhunë”.

Sepse kush është ai që dëshiron të futet në dhunë kur e sheh që një zgjidhje për të cilën të gjithë pajtohen po vjen?”, tha ai, teksa shtoi se është “e qartë” që kjo zgjidhje është një Asocacion i Komunave të banuara me shumicë serbe; ndërsa për Kosovën “një gamë ndërkombëtarëzimi”.

Christopher Hill tha se ndan qëndran e ShBA-së që Kosova është vend i pavarur dhe sovran, por në të njëjtën kohë edhe muliteetnik që siguron platformën për jetesën në të ardhmëve të serbëve të Kosovës; dhe se kësaj i qëndron ShBA-ja.

Kujtojmë se Hill kishte shkaktuar debat të ashpër në vend me një deklaratë dhënë për Zërin e Amerikës ku kishte thënë se “nuk e di nëse ShBA mund ta konsiderojë Kurtin si partner”. Kjo deklaratë kishte jehuar gjatë, deri kur Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, kishte dalur ta korrigjonte deklaratën e tij.

Escobar e pati korrigjuar Hillin duke thënë se “Kurti është partner i ShBA-së, ndonëse i vështirë, por partner megiithatë”.

Lajme të ngjashme