Theret me thikë një person në Prishtinë, policia jep detaje
Një person është therur me thikë dhe një tjetër është lënduar, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se bazuar në të dhënat fillestare, se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.” – ka bërë të ditur Ahmeti.
