Themelimi i Asociacionit – kërkesë kryesore për depërshkallzimin e tensioneve në veri - NACIONALE

Themelimi i Asociacionit – kërkesë kryesore për depërshkallzimin e tensioneve në veri

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas një jave tensionesh dhe konflikti, veriu i Kosovës ka nisur të qetësohet dhe rehatohet. Por qetësia pas stuhisë po vjen duke i rikthyer në skenë temat dhe marrëveshjet e vjetra. Me konkretisht, përsëri po theksohet rëndësia e themelimit të Asocoacionit të komunave me shumicë serbe, si pika me e nxehtë e Marrëveshjes Bazike dhe gjitha marrëveshjeve tjera të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Brukseli. Si pritet të de-eskalohet situata në veri?

Radio Evropa e Lirë raporton se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.

Vizita e emisarëve, sipas REL, do t'i ketë dy qëllime kryesore: uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti

Kryemnistri Kurti dje në oret e vona, kishte një telefonatë me Jon Finer, zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në telefonatën e vonshme me amerikanin Finer, Kurti e falënderoi atë për bisedën, duke shtuar se pajtohet për shtensionim dhe me zgjedhjet e reja në katër komunat në veri të Kosovës.

I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna.” – shkroi ai.

ShBA

Senatori amerikan, Chris Murphy, sot përsëri ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Murphy ka treguar se si duhet de-eskaluar situata tashmë e tensionuar në katër komunat veriore.

Ai ndër tjera ka thënë se duhet themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar ai.

BE, Franca dhe Gjermania

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, ka thënë se Bashkimi Evropian ka tri kërkesa të qarta të cilat duhet të përmbushen. Ndër kërkesat ka renditur themelimin e Asociacionit.

Zgjedhjet të reja në veri menjëherë, garantimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, dhe nisja e punës për themelimin e Asocicionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

Dështimi për të bërë këto do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet tona”, ka thënë Josep Borelll.

Ndërsa, Franca e Gjermania u kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në veri, duke përmendur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo që kërkuam nga të dyja palët është shumë e thjeshtë, organizimi sa më parë i zgjedhjeve të reja në këto katër komuna si angazhim nga ana e Kosovës, pjesëmarrje e qartë e partive serbe në këto zgjedhje dhe zgjidhje të shpejtë të çështjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës”, tha presidenti Macron, dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për kërkesat e dy shteteve evropiane ka folur edhe presidentja Osmani gjatë një interviste për RTK-në.

Shefja e shtetit foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri, duke treguar se një gjë e tillë ishte kërkesë e Francës dhe Gjermanisë.

"Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja.” - vlerësoi Osmani.

Lajme të ngjashme