“Reagim për keqardhje", Tahiri i reagon pyetjes së Avdylit nëse AAK janë në "koordinim me Vuçiqin"
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka bërë disa pyetje drejtuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në lidhje me propozimin e tyre për të ngritur mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë Kurti.
Ai ka pyetur në mënyrë retorike nëse kanë pasur kontakte dhe bisedime me Vuçiqin apo edhe me Radojiçiqin për të siguruar miratimin e tyre për mocionin, duke vënë në dukje se pa këto kontakte, Aleancës nuk do t'ia dilte dot ta realizojë synimin e tyre.
“A e keni kontaktuar Listën Serbe dhe shefin e tyre Vuçiqin. Vuçiq e ka ushtrinë në kufi, tanket në kufi. A keni biseduar për t’ia bërë qejfin? Me kë keni kontaktuar, me Vuçiqin apo Radojiçiqin për mocionin sepse pa ta nuk mund ta bëni”, - ka thëbë Avdyli gjatë seancës së Kuvendit.
“Vazhdimisht jeni në koordinim me ta. Për pushtet e rrezikoni shtetin”, - ka thënë tutje ai.
Lidhur me akuzat e Avdylit, Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka shprehur keqardhje ndaj kësaj duke e quajtur reagim të shthurur.
“Reagim për keqardhje dhe i shthurur ”, - dekalaroi Tahiri.