Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Shtatë prej tyre u konsoderuan si “Dhunë në Familje” dhe një “Lendim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.
Një rast ka ndodhur në Gllogoc, një në Podujevë, një në Obiliq, një në Klinë, një në Pejë, një në Malishevë dhe dy raste në Vushtrri.
Të gjitha rastet e dhunës në familje:
Gllogoc/ 07.08.2024-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Podujevë,07.08.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Obiliq / 06.08.2024-21:00. Me 07.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Klinë/07.08.2024-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare, ku si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë / 07.08.2024-10:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ndodhet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.
Malishevë/ 07.08.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / 07.08.2024-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Lëndim I lehtë truporë dhe dhunë në Familje:
Vushtrri / 07.08.2024-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje .