Tetë fëmijë u vranë: Komente tmerruese e çnjerëzore në Kosovë për tragjedinë në Serbi - NACIONALE

Tetë fëmijë u vranë: Komente tmerruese e çnjerëzore në Kosovë për tragjedinë në Serbi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Populli serb ka përjetuar një nga tragjeditë më të rënda vitet e fundit gjatë ditës së djeshme kur tetë nxënës të një shkolle dhe një roje u vranë nga një nxënës tjetër. Megjithatë, shqiptarët nga Kosova po bëjnë komente tmerruese çnjerëzore për një tragjedi të tillë.

Masakrat në shkolla kanë dërmuar viteve të fundit veçanërisht partnerin më të madh të Kosovës, ShBA-të. Ato ishin të panjohura për rajonin tonë deri dje.

Një 13-vjeçar u arrestua pas sulmit të djeshëm në shkollën fillore Vladisllav Ribnikar në Beograd. Për këtë çështje kanë shprehur ngushëllime të thella edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe sot kryeministri Albin Kurti.

Por, një pjesë shumë e madhe e qytetarëve duket se ka mungesë të theksuar të solidaritetit njerëzor.

Në lajmin e dhënë nga Nacionalja se presidentja Osmani kishte ngushëlluar familjet e nxënësve të vrarë, disa nga komentet thonin si vijon:

“Shumë ju rrin gati sh*ive kjo!” - tha një qytetare me emrin T. K.

“Oj k*dër, ti je mbetë me ngushëllu Serbinë, ncncn” - tha një tjetër me inicialet S. B.

“Çele një të pame oj dhi, masi te koke mërzitë shumë!” - u shpreh një qytetar me emrin H. K.

Ndërkohë, në lajmin e dhënë se kishte ndodhur masakra në Beograd, disa nga komenet thonë këto fjalë të turpshme:

“Ma gjallë, ma gjallë,” – u shpreh A. D.

“Ngushëllime Nacionale.com, zoti ja shtoftë gajretin!” - tha N. M.

“Lavdi! Atij Psikopatit, shpresojmë të lirohet sa ma shpejtë të vazhdojë rrugëtimin e tij.”

“Respekt për atë djalë, burgim sa më të lehtë.”

Çka thanë krerët e shtetit?

Presidentja e shtetit përmes një postimi në gjuhën angleze në Twitter ka shkruar se “nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më të dhimbshme se humbja e asaj jete”. Më pas ajo ka ngushëlluar përzemërsisht familjet që humbën fëmijët në këtë tragjedi të frikshme.

Kryeministri Kurti ishte më i rezerveruar në gjuhën e tij por megjithatë mjaft ngushëllues.

“Do të doja të shprehja ngushëllimet më të thella për viktimat e masakrës në shkollën në Beograd dhe familjeve të tyre. Po ashtu iu dëshiroj shërim të shpejtë atyre që janë plagosur në këtë ngjarje tragjike.”

Për fat të keq, numri i opinionistëve që kanë dënuar gjuhën e urrejtjes të shprehur nga shqiptarët e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka qenë shumë i vogël.

Lajme të ngjashme