Tërnava uron besimtarët për Ramazan: Ruajeni unitetin e mos u përçani - NACIONALE

Tërnava uron besimtarët për Ramazan: Ruajeni unitetin e mos u përçani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërbnava, ka uruar gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të shenjt të Ramazanit.

Në mesazhin e tij për këtë muaj, ai ka këshilluar besimtarët që të kenë frikë Zotin dhe të garojnë për vepra të mira.

Në një konferencë për media, ai ka ftuar ata që të ruajnë unitetin dhe të mos përçahen.

“Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, këshilloj vëllezërit dhe motrat e mi kudo që janë që të kenë frikë nga Zoti i Madhëruar, të garojnë në vepra të mira, të urdhërojnë njëri-tjetrin për të bërë mirë, të jenë të durueshëm ta ruajnë unitetin e të mos përçahen, të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi dhe devotshmëri, si dhe të ruhen nga të gjitha ato mëkate që Zoti i ka ndaluar. Kjo ngase Ramazani është një muaj madhështor, muaj në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri, duke kërkuar kështu shpërblimin për punët e tyre”, ka thënë Tërnava.

Nder të tjera, ai ka folur edhe për begatit dhe urtësitë e këtij muaji.

“Vëllezër dhe motra! Agjërimi ka shumë dobi dhe urtësi. Duke e bërë agjërimin në formën më të mirë, besimtari e fisnikëron moralin, durimin, bujarinë dhe përpjekjet në atë që e kënaq Zotin. Muaji Ramazan është një mundësi që vjen vetëm një herë në vit, andaj ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të përfitojmë prej tij, sikur të jetë Ramazani i fundit që do ta përjetojmë. Urime, shëndet dhe mbarësi për të gjithë besimtarët kudo që janë! Agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti! Me fat muaji i bekuar Ramazan!”, ka thënë Tërnava.

Lajme të ngjashme