Tërmkolli për tensionet në veri: Ishte "tërheqje taktike" e Kurtit, kështu është kur hyn n’mal pa sakicë
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli dhënë komentin e saj për situatën në veri të vendit pas vendimit për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targa dhe dokumentet të identifikimit.
Tërmkolli ka thënë se kryeministri i Kosovës ka bërë një tërheqje taktike dhe se ai u fut në këtë aksion pa koordinimi.
Tërmkolli këtë e ka shpejguar me një fjalë të urtë popullore.
“Ishte "tërheqje taktike" e Albin Kurtit! Kështu është kur "hyn n'mal pa sakicë"! Serbia nuk po bën shaka!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe Qeveria Kurti ka thënë se vendimi do të zbatohet deri në lirimin e rrugëve të bllokuara pavarëisht se mbrëmë u mor vendim që të shtyhet zbatimi i kësaj mase deri në shtator.