“Tërmetet e kanë zhvendosur kontinentin e Anadollit deri në 10 metra”
Një sizmolog Italian ka thënë të martën se si rezultat i tërmeteve të fuqishme të së hënës në Turqinë jugore, kontinenti i Anadollit është zhvendosur deri në 10 metra.
Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve ANSA të Italisë, Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), ka thënë se tërmetet kanë aktivizuar një vijë të re thyerjeje në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, e cila ka shkaktuar një zhvendosje të tokës deri në 10 metra.
“Kishte një lëvizje transcurrente,”- ka thënë ai, duke shtuar se toka ka rrëshqitur horizontalisht përgjatë dy skajeve të vijës së thyerjes me një orientim majtas, në drejtim të detit Egje.
Kujtojmë se deri më tani, numri i viktimva në të dy vendet, Turqi e Siri ka shkuar mbi 5,000 ndërsa mbi 22,000 janë të lënduar.
