Tentoi të dhunonte një të mitur, arrestohet një burrë në Istog - NACIONALE

Tentoi të dhunonte një të mitur, arrestohet një burrë në Istog

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se i njëjti kishte tentuar ta dhunonte një të mitur.

Siç thuhet në komunikatën e policisë, më datë 22 mars 2023 rreth orës 17:30, nё stacionin Policor nё Istog kishte shkuar prindi i viktimёs sё bashku me viktimёn ( e mitur), e cila deklaron se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunoi.

Policia ka thënë se kanë marrë mënjëherë masat adekuate, d

uke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave.

“I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirpo i njëjti nuk ёshtё lajmëruar, sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari. Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dërgohet nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme