Tentativa e fundit: A do të reflektojnë deputetët në përpjekjen e tyre të 53-të për konstituim të Kuvendit? - NACIONALE

Tentativa e fundit: A do të reflektojnë deputetët në përpjekjen e tyre të 53-të për konstituim të Kuvendit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera 53-të që ata do të shkojnë në sallën e Kuvendit për të tentuar zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetareve të Kuvendit.

Ndonëse askush prej partive politike nuk ka dhënë ndonjë shenjë se sot mund të ketë ndonjë lëvizje, kjo do të jetë edhe hera e fundit që deputetët do të tentojnë konstituimin e Kuvendit para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese këtë javë ka vendosur masë të përkohshme, sipas detyrës zyrtare, që seancat e Kuvendit të ndërpriten nga data 27 korrik deri më 8 gusht.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ex officio masë të përkohshme në rastet KO193/25 dhe KO196/25, të parashtruara nga: Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është të përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25”, është thënë në njoftimin e gjykatës, duke dhënë detaje tjera.

Gjykata, më 24 korrik 2025, ka vendosur njëzëri: TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25; TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025 në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve; TË PUBLIKOJ këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit; Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025. Për të lexuar Vendimin për ex officio masën e përkohshme klikoni”, është thënë në njoftim.

Analisti Shkëlzen Maliqi ka bërë me dije se sot është shansa e fundit e deputetëve për të konstituuar Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se nëse kjo nuk ndodh as sot, presidentja Vjosa Osmani duhet të reagojë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se shefja e shtetit duhet t`i shpall zgjedhjet e reja.

Nëse kuvendi nuk konstituohet deri me 26 korrik, presidentja si kujdestare e funkcionalitetit të institucioneve të republikës e konstaton gjendjen e vetëshkarkimit të kuvendit dhe i shpall zgjedhjet e reja”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme