Tensionet seanca, Haxhiu nuk ia jep fjalën Shalës së PDK-së: Kjo punë u kry
Fillimi i seancës se sotme ka fillua me tensione në mes të deputetëve të VV-së dhe PDK-së.
Derisa deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka kundërshtuar propozimin e VV-së për ndryshuar rendit e ditës për seancën e sotme, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ka ndal fjalën.
“Ulu në vend se nuk e merr fjalën pa ta jep fjalën, kjo punë u kry”, ka thënë Haxhiu.
Më pas, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe shefja e Grupit Parlament të VV-së, Arbëria Nagavci, kanë shkuar të Haxhiu.
Pas disa minutave, Haxhu ia ka dhënë fjalën kryetarit të PDK-së, Beri Hamza.
Ky i fundit ka thënë se deputeti Shala kishte të drejtë, ndërsa ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka kërkua që të përdor fjalor adekuat në Kuvend.
“Si ministre të këshilloj dhe të lus që me përdor fjalor adekuat në këtë Kuvend”, ka thënë Hamza