Tensione në Kuvendin e Shqipëria, opozita bllokon foltoren - NACIONALE

Tensione në Kuvendin e Shqipëria, opozita bllokon foltoren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në një debat të ashpër në mes të pozitës dhe opozitës. Deputetët e kësaj të fundit kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Ata kanë rrethuar foltoren, duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme.

Opozita ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që të ndryshohet rendi i ditës.

Ata kanë kërkuar interpelancë dhe mocion me debat me Kryeministrin Rama për çështjen e inceneratorëve dhe për ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetajt. Kërkesa e opozitës nuk është miratuar.

Lajme të ngjashme