Temperaturat e larta, ruajtja e rrugëve nga dëmtimet: Ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5T - NACIONALE

Temperaturat e larta, ruajtja e rrugëve nga dëmtimet: Ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 7.5T

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vendosur që të ndalojë qarkullimin nëpër rrugë të automjeteve të transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

Kjo është bërë me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet për shkak të temperaturave të larta qw po mbretërojnë.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se vendimi vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, ka shkruar Durmishin nw profilin e tij nw “Facebook”.

Lajme të ngjashme