Teatri i Gjakovës me premierë në ditën e përkujtimit të familjes së Ferdonije Qerkezit - NACIONALE

Teatri i Gjakovës me premierë në ditën e përkujtimit të familjes së Ferdonije Qerkezit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Teatri i Gjakovës “Hadi Shehu” do ta shënojë Ditën e Teatrit me një premierë të re. “Antigonat” nën regji të Erson Zymberit do të vjen edhe si kujtim për rrëmbimin e dhunshëm të familjes së Ferdonije Qerkezit, më 27 mars 1999.

Shfaqja e cila vjen me tekstin e Jeton Nezirajt, ka mesazh kundërshtues ndaj patriarkatit e shtypjes në baza gjinore.

“Në një shkrirje të qëllimshme të dy dramave (të Sofokliut dhe Jean Anouilh), ne kemi krijuar një lëndë skenike të re, më të dendur, e të cilën e kemi plotësuar e qëndisur "me pak dhimbje të freskët - sa për të dëshmuar sërish e sërish, se fatet njerëzore përsëriten, ashtu sic përsëriten edhe dramat e tragjeditë njerëzore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “Antigonat” portretizojnë gratë të cilat e sfidojnë harresën, arrogancën e përbuzjen shoqërore.

“Ato janë gra në zemrat e cilave gjenden muzetë e dhimbjes më të madhe njerëzore”, përfundon njoftimi.

Premiera do të jipet më 27 mars, në një prej teatrove publike me infrastrukturën më të mirë në vend dhe me hapësirën më të madhe për publik.

Lajme të ngjashme