Të shtënat me armë në Prishtinë, një person i vdekur dhe një i plagosur rëndë - NACIONALE

Të shtënat me armë në Prishtinë, një person i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, konfirmoi për Nacionalen se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën "Jeronim De Rada".

Sipas zëdhënësit të Policisë, njëri nga personat e plagosur ka humbur jetën, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim në QKUK

Borovci tha se e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” - tha ai.

Lajme të ngjashme