'Të ketë kujdes': Profesori amerikan thotë se këmbëngulja e Kurtit ka krijuar ndjesi të keqe me ShBA-në e BE-në - NACIONALE

'Të ketë kujdes': Profesori amerikan thotë se këmbëngulja e Kurtit ka krijuar ndjesi të keqe me ShBA-në e BE-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ketë kujdes nga efektet që veprimet e tij mund të kenë në pavarësinë e Kosovës.

Në një shkrim në Twitter, Ben-Meir ka shkruar se këmbëngulja e tij në lidhje me targat, ka krijuar një ndjesi të keqe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

"Edhe pse kryeministri Kurti duhet të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ai duhet të ketë kujdes në konsiderim se çfarë efekte mund të krijojë secili veprim i tij në pavarësinë e Kosovës. Këmbëngulja e Kurtit për regjistrimet e reja të veturave ka krijuar një ndjesi të keqe me ShBA-në dhe BE-në”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se ShBA-të dhe BE-ja u ndjenë të zhgënjyera, pasi kryeministri Kurti nuk dëgjoi kërkesën e tyre për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat.

ShBA ishte e para që reagoi në lidhje me këtë, ku në një komunikatë të DASh-it thuhej se edhe ishin të shqetësuara në lidhje me këto veprime.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për ta bërë këtë nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Kosova dhe Serbia duhet të punojnë urgjentisht dhe në mënyrë fleksibël për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, me në qendër njohjen reciproke”, thuhej në komunikatë.

Kështu, Kurti vendosi që i njëjti të zbatohet në tri masa: qortim, gjobitje e më pas konfiskim.

Pas kësaj, serbët vendosën që të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës, me ç’rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në veri të vendit më 18 dhjetor.

Lajme të ngjashme