“Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të”, Hoti ka pikëpyetje dhe pikëçuditëse për marrëveshjen e mbrëmshme - NACIONALE

“Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të”, Hoti ka pikëpyetje dhe pikëçuditëse për marrëveshjen e mbrëmshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së ka shkruar dy pyetje në lidhje me marrëveshjen e mbrëmshme e cila u publikua nga Bashkimi Evropian.

Pika 2 e cila flet për kapërcyer trashëgëminë e të kaluarës, si dhe pika 4 në të cilën shkruan pa paragjykuar çështjen e statusit, duket se kanë prodhuar pikëpyetje te ish kryeministri Hoti.

Ai i ka shkruar këto dy pyetje duke vendosur dy shenja pikësimi: pikëpyetjen dhe pikëçuditësen.

Statusi i Hotit:

Marrëveshja në preambulë përmban edhe këto:

- Pika 2: “... për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.

- Pika 4: “... pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!

“... pa paragjykuar .... çështjet e statusit”?!

Lajme të ngjashme