Tash kalohet te Nënkryetarët, a do të bllokojë VV sërish? Ish-opozita frikësohet se po - NACIONALE

Tash kalohet te Nënkryetarët, a do të bllokojë VV sërish? Ish-opozita frikësohet se po

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Dimal Basha me 73 vota “Për” u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës: në pozitën, sipas protokollit, të dytë më lartë të shtetit.

Partia Demokratike e Kosovës ia dha votat duke i qëndruar zotimit publik se votojnë “absolutisht këdo” që nuk ka qenë pjesë e kabinitetit qeveritar të kaluar.

Tash pritet të rimblidhet kuvendi për të zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e të cilëve do të shënonte fazën e fundit të konstituimit të Kuvendit.

PDK e ka Vlora Çitakun të caktuar për Nënkryetare ndërsa LDK-ja, Kujtim Shalën.

Nga PDK dhe AAK veçse shprehën frikën se Vetëvendosja do ta bllokojë çështjen te Nënkryetarët: përkatësisht te Nënkryetari që me Kushtetutë të Kosovës i takon komunitetit serb, që përfaqësohet nga Lista Serbe.

Vetëvendosja veçse e ka shpreur qëndrimin se janë kundër që Lista Serbe të ketë Nënkryetarin nga komuniteti serb.

Votimi i Nënkryetarëve shkon në pako, dhe s’dihet se si do të veprojë Vetëvendosja, nëse do të propozojë Nënkryetar të vet në atë pako.

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën, tha se tash sfida e radhës është te Nënkryetarët dhe potenciali për bllokim i Vetëvendosjes.

“Më mirë që ky moment të jetë hapi i parë, e të shohim sfidën e radhës te Nënkryetarët. Edhe këtu shoh problem e sfidë. Se aty votohen ndaras, shqiptarët dhe serbët – dhe nuk e di si do të jetë situata”, tha Daut Haradinaj.

Edhe Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës e njohu “vështirësinë e situatës” që pritet të pasojë me nënkryetarët.

Lajme të ngjashme