Tash e tre ditë nuk largohen mbeturinat në rrugën në Prishtinë, veturat 'bëjnë barrikadë' - NACIONALE

Tash e tre ditë nuk largohen mbeturinat në rrugën në Prishtinë, veturat 'bëjnë barrikadë'

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania Regjionale “Pastrimi”, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, sic duket nuk e ka filluar vitin edhe aq mbarë, e krejt kjo për shkak të parkimit te makinave në afersi të kontenjerëve të mbeturinavë.

Kompania Pastrimi, ka fajësuar qytetarët se kanë pamundësuar grumbullimin e mbeturinave pasi që janë duke parkuar veturat afër kontenjerëve.

Sipas kësaj kompanie, sot është hera e tretë që nuk po mund të largojnë mbeturinat në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

“Viti 2023 na ka zënë në papërgjegjsi totale nga qytetarët.Është hera e tretë, qe Kamioni i Kompanis “Pastrimi” tenton të kryej shërbim në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, por është totalisht e pamundur nga parkimi i veturave”, thuhët në postimin e tyre.

Kompania, ka kërkuar nga të gjitha organët kompetente që të marin masa për të lehtësuar punën e tyre.

“Kërkojmë nga organet kompentente të ndërmarrin masa lidhur me këtë dukuri”, thuhët tutje në postim.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme