Tash e më shumë se tri orë askush s'voton në Banjskë - NACIONALE

Tash e më shumë se tri orë askush s'voton në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjer më tash as edhe një votë e vetme s’është hedhur në kutitë e referendumit për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në Bansjkë të Zveçanit, raporton gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj e cila po qëndron në qendrën e vendvotimit 2904/01.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit janë të regjistruar plot 650 persona eligjibil për të marrë pjesë në referendumin e çvotimit të kryetarëve shqiptarë; por që gjer më tash, kutitë mbesen të zbrazëta, na tha gazetarja.

Anerreth qendrës së vendvotimit të pranishëm janë edhe pjesëtarë të forcave speciale policore kosovare në fshatin Bansjkë – i cili në shtatorin e vitit të kaluar ishte cak i sulmeve paraushtarake.

Lajme të ngjashme