Takon Përparim Ramën dhe mbështet grevën e minatorëve: Deputeti Rrahmani vazhdon të mos i bindet VV-së - NACIONALE

Takon Përparim Ramën dhe mbështet grevën e minatorëve: Deputeti Rrahmani vazhdon të mos i bindet VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, nuk e ka fare problem të bëj veprime të cilin nuk i pëlqejnë partisë së tij. Gjatë kësaj legjislature, ai disa herë ka dalë kundër qëndrimeve të partisë dhe të kryeministrit Albin Kurti.

Kështu ka vepruar edhe dje. Brenda 24 orëve, ai ka bërë dy veprime të cilat nuk pritet të pëlqehen nga partia që përfaqëson.

Paraditen e së martës, ai ka takuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa në mbrëmje i ka dhënë mbështetej grevës së minatorëve, duke i cilësuar kërkesat e tyre si të drejta.

Deputeti Rrahmani është bërë deputeti i vetëm i VV-së që i ka shkua në zyre të parit të kryeqytetit, i cili përfaqëson LDK-në, ndonëse thotë se nuk ka librezë të partisë.

Partia e Rrahmanit është mjaft kritike ndaj punës së Përparim Ramës. Ata vazhdimisht e kanë kritikuar atë për korrupsion dhe keqqeverisje. Në anën tjetër, Qeveria Kurti ka hezituar të mbështes projektet e mëdha të prezantuara nga numri një komunës se Prishtinës.

Pas takimit me Ramën, Rrahmani ka folur për mbështetjen që iu ka dhënë projekteve madhore për Prishtinën.

“Takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Prishtines z. Perparim Rama. Studimi i fizibilitetit per Kodren e Trimave; Projektet të cilat jane duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë për Kodren e Trimave ; Ndërtimi i unazës se Kryeqytetit si nje nevoj jetike për funksionimin normal të Prishtines; Ndërtimi i rruges A i vonuar kaq shumë duhet të përfundoj sa më shpejtë. Këto ishin disa nga temat që diskutuam bashkërisht me Kryetarin për të mirën e Prishtinës”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në “Facebook”, duke shtuar se kryeqytetit është i të gjithëve.

“Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka shkruar ai.

Deputeti Rrahmani nuk i kanë bërë fare përshtypje kundërshtimet e kolegëve të tij për grevën e minatorëve të “Trepçës”.

Në mbrëmje, ai iu ka dhënë të drejtë minatorëve, duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta.

Në një intervistë për RTK, Rrahmani ka thënë se të gjithë duhet të pajtohemi me kërkesat e minatorëve.

“Natyrisht që kërkesat janë të arsyeshme dhe besoj se të gjithë për këtë pajtohem. Por duhet parë edhe mundësitë për realizimin e atyre kërkesave. Trepça nuk është në gjendje të mirë, ka kohë që subvencionimin kryesore e ka prej Qeverisë, nuk del me bilanc pozitiv në fundvit dhe si e tillë besoj se të gjithë e dinë gjendje. Ajo sot do të duhet të ishte në gjendje tjetër, ku nuk do të duhej të diskutonim për pagat dhe kushtet e punës aty”, ka thënë ai.

Sipas tij, kërkesat e tyre duhet të plotësohen.

“Nuk mendoj se është vendim i duhur, e drejta për me protestu, e drejta për të kundërshtu, për të mbrojtje dhe organizim për të arritur atë që sindikata ka, mendoj që duhet t`i takoj secilit dhe duhet të kemi shumë kujdes në vendimet e tilla”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme