Dinari: Fillon takimi trepalësh në Bruksel
Në Bruksel ka filluar takimi mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit me ndërmjtetësimin e Miroslav Lajçak.
Takimi mbahet me qëllim të diskutimit për çështjen e dinarit serb.
Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi të sotëm.
Për dallim nga takimi i javës së kaluar, kur Lajçak së pari mbajti takime ndarëse me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, në takimin e sotëm ai i takoi ata menjëherë në një takim trepalësh.