Takimi me emisarët perëndimorë, Krasniqi: Prioritet marrëveshja finale - NACIONALE

Takimi me emisarët perëndimorë, Krasniqi: Prioritet marrëveshja finale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditura detaje rreth takimit që ka pasur me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara dhe njëherësh të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Krasniqi ka thënë se në këto takimë është diskutuar për r për zhvillimet rreth procesit të Dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në emër të Partisë më të madhe opozitare, i pari i PDK-së ka treguar qëndrimin, sipas tij, konsistent të PDK-së në mbrojtje të interesave të shtetit.

Tutje, ai ka thënë se duke qenë se nuk ka rrugë tjetër për të sjellë paqen dhe për t'i dhënë fund konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne i kemi dhënë kryeministrit dhe qeverisë hapësirën që u nevojitet për të kryer përgjegjësitë e tyre në procesin e dialogut.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Lajme të ngjashme