Takimi i Ramës me liderët e rajonit: Nëse s’shkon Kurti, Bislimi s’lejohet - NACIONALE

Takimi i Ramës me liderët e rajonit: Nëse s’shkon Kurti, Bislimi s’lejohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër, në Tiranë, pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithëse liderët e shteteve tjera kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, burime nga Nacionale kanë mësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të jetë pjesë e takimit. Ndërkaq, zv/kryeministri Besnik Bislimi nuk mund të marrë pjesë në takim për shkak të protokollit që parashikon takim vetëm mes liderëve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të hënën, më 17 korrik, në Tiranë. Deri tani, liderët e tjerë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë në këtë takim joformal.

Megjithatë, sipas informacioneve të marrura nga Nacionale, kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve të rajonit. Ndërkohë, në një njoftim gjatë ditës, RTSh raportoi se zv/kryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve, por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit, mëson Nacionale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shtyrë në një situatë delikate nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Kurtit i duhej të vendoste nëse do të pranojë ftesën për takim me liderët e rajonit, duke rënë në një vendim të vështirë.

Çka është ky takim?

Ky takim pritet të mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili pritet të mbahet në tetor në Tiranë.

Para një jave, kryeministri Rama për t’u përgatitur për Samitin Procesi i Berlinit, bëri disa vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama për vizitë ishte edhe në Kosovë, por që nuk u takua me kryeministrin, Albin Kurti, por veç me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Krisja e raporteve Kurti-Rama

Raportet mes Kurti dhe Ramës kohëve të fundit duket se janë tensionuar edhe më shumë.

Krejt kjo për shkak të përfshirjes së kryeministri shqiptar në punë e tensioneve në veri të vendit, si dhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte parparë që të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.

Më tej, Kurti nuk e priti Ramën në takim në Kosovë para më shumë se një jave dhe kjo gjë duket se ka rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.

Tashmë për shkak të këtyre raporteve ende mbetet e paqartë nëse kryeminitri Kurti do të shkojë në takimin informal me lidërët e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme