Takimet Bislimi-Petkoviq: Nga diskutimet për targa, në një marrëveshje për energjinë elektrike
Brukseli do të jetë përsëri vend-takimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Kësaj radhe, në këtë takim do të vendoset për energjinë elektrike për komunat në veri të vendit.
Gjatë ditës së sotme në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse nga ana e Qeverisë nuk është bërë e ditur se në Bruksel po disktutohet për energjinë.
Në rend të ditës së këtij takim do të jetë marrëveshja për energji, e përveç kësaj edhe përgaditjet për një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi e së martës e ka konfirmuar, Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
“Nesër, më 21 qershor, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, do të jetë mikpritës i një raundi tjetër të takimeve, në kuadër të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve”, ka thënë Stano.
Sipas tij, në takim do të fokusohet finalizimi i një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të viteve 2013 dhe 2015.
E që Kosova është afër një marrëveshje për zbatimin e këtij udhërrëfyesi, e ka konfirmuar edhe zv.kryeministrit dhe negociatori, Besnik Bislimi.
“Kosova ёshtё shumё afёr finalizimit tё dakordimit pёr nisjen e zbatimit tё udhёrrёfyesit tё energjisё, qё synon vendosjen nё binarё tё problematikёs sё furnizimit dhe pagesёs sё energjisё nё katër komunat nё veri tё vendit. Njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashёguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme.”, kishte thënë Bislimi.
Bislimi para disa ditëve në një shkrim në Facebook, ka thënë se nuk do të ndryshojnë asnjë pikë e asnjë presje nga dakordimet që janë bërë gjatë vitit 2013 dhe 2015 nga qeveritë e kaluara anipse marrëveshjet e qeverive të kaluara për VV-në janë parë gjithmonë të dëmshme për Kosovën.
Reagimi i Bislimit erdhi pas presionit nga ana e publikut dhe mediave për shkak të jo transparencës së qeverië sa i përket dialogut dhe negociatave me Serbinë.
“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur. Nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektrosever dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs.”, kishte shkruar Bislimi.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit dhe për këtë çështje ai ka thënë se ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike [KEDS].
"Kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar dhe shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike që të rregullohet dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim", kishte thënë Vuçiqi.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian [BE] kanë thënë se një marrëveshje për energjinë mund të arrihet gjatë kësaj jave.
Kujtojmë se tash e sa vite, rryma e shpenzuar nga komunat në veri të Kosovës është paguar me buxhetin e shteti.
Raportohet se humbjet për gjatë këtyreve viteve për shkak të mospagesës së rrymës nga serbët janë rreth 40 milionë euro.
Ndryshe në takimet e fundit mes palës kosovare dhe asaj serbe ishte diskutuar për çështjen e taragve të veturave, mirëpo palët nuk janë marrë vesh teksa qytetarët vazhdojnë që targat t'i mbulojnë me letra ngjitëse.