Tajvani ngriti avionë luftarakë, aktivizoi sistemet e raketave dhe marina është në gatishmëri - NACIONALE

Tajvani ngriti avionë luftarakë, aktivizoi sistemet e raketave dhe marina është në gatishmëri

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Taivani ka ngritur avionë luftarakë, ka vënë në gatishmëri marinën e saj dhe ka aktivizuar sistemet e raketave në përgjigje të operacioneve nga 34 avionë ushtarakë kinezë dhe nëntë anije luftarake që janë "pjesë e strategjisë së Pekinit për të trazuar dhe frikësuar demokracinë vetëqeverisëse të ishullit", raporton AP.

Dislokimi në shkallë të gjerë i Kinës vjen ndërsa Pekini rrit përgatitjet për një bllokadë ose aksion ushtarak të mundshëm kundër Tajvanit, duke ngritur shqetësime midis udhëheqësve ushtarakë, diplomatëve dhe zyrtarëve të zgjedhur në SHBA, aleati kryesor i Tajvanit.

Në një fjalim muajin e kaluar, gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së Mike Minihan udhëzoi oficerët që të përgatiteshin për një konflikt SHBA-Kinë mbi Tajvanin në vitin 2025.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 20 avionë kinezë kaluan dje vijën qendrore në ngushticën e Tajvanit, e cila ka qenë prej kohësh një zonë jozyrtare mbrojtëse midis palëve që u ndanë gjatë luftës civile të vitit 1949.

Kina pretendon republikën ishullore si territorin e saj, të cilin mund ta pushtojë me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa shumica dërrmuese e tajvanezëve kundërshtojnë që të vihet nën kontrollin e Partisë Komuniste autoritare të Kinës. /Nacionale/

Lajme të ngjashme