Tahiri thotë që Kurti edhe po e tërheq policinë gradualisht edhe nuk po i hiqen sanksionet - NACIONALE

Tahiri thotë që Kurti edhe po e tërheq policinë gradualisht edhe nuk po i hiqen sanksionet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vazhduar kritikat ndaj politikave të Qeverisë Kurti.

Znj. Tahiri ka deklaruar se Kurti edhe po e tërheq policinë nga katër ndërtesat komunale në veri të Kosovës por në anën tjetër nuk po arrin t’i tërheqë ndëshkimet – siç thotë ajo – të ShBA-së.

“ShBA as nuk vendos lehtë sanksione një shteti mik siç është Kosova, as nuk i heq lehtë!” – ka thënë ajo në një postim në Facebook.

Përveç anulimit të një vizite nga një zyrtar amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga Defender 23 nuk ka pasur ndonjë masë ndëshkuese nga ShBA-ja të njoftuar zyrtarisht, megjithëse ato ishin paralajmëruar.

Ndëshkime të rënda Kosovës i ka dhënë Bashkimi Evropian.

Statusi i plotë i Tahirit:

Lajme të ngjashme