Tahiri për Qeverinë: Boll u shëtitët në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga? - NACIONALE

Tahiri për Qeverinë: Boll u shëtitët në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren me minatorët e Trepçës, bllokadat e rrugëve e pensionistët.

Ai ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se “boll janë shetitur dhe kanë bërë foto e video në Paris”.

U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare. Punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë.” – ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lajme të ngjashme