Tahiri për marrëveshjen evropiane: Kurti e fali Millosheviqin, u dorëzua para Vuçiqit - NACIONALE

Tahiri për marrëveshjen evropiane: Kurti e fali Millosheviqin, u dorëzua para Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog të Brukselit, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falur Millosheviqin pasi është pajtuar me propozimin evropian.

Tahiri në një prononcim për “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se Kurti është dorëzuar para Vuçiqit dhe se ka falur Millosheviqin për gjenocidin në Kosovë

Ky plan nuk e ka njohjen reciproke... Pra është e dëmshme për Kosovën. Kurti si kryeministër nuk arriti të mbrojë shtetin e Kosovës në këtë dialog, u dorëzua para Vuçiqit. E dyta, është një marrëveshje e cila fare nuk parasheh historikun e luftërave, nuk parasheh as fajësinë e Serbisë si agresore në Kosovë. Pastaj fare nuk theksohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë. Kurti fali Millosheviqin e Vuçiqin për gjenocidin në Kosovë, e të mos flasim që tani jemi në muajin mars, pra po fillojmë muajin e masakrave të asaj lufte. Marrëveshja nuk ka fare asnjë referencë për historikun e gjenocidit që ka ndodhur në atë kohë, s’ka fajësi”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ajo ka thënë se Kosova ka dalë fituese në të gjitha proceset dialoguese deri tani, përveç në këtë rast.

Kemi pasur dialog prej Rambujesë, në të gjitha këto procese kemi pasur fitore, kjo është hera e parë, dështim dhe gabim historik i Kurtit. Kur s’ka rezultate të tilla i bie që Kurti e dështoi këtë shans historik që të arrihet njohja reciproke. Ne të gjithë po e dimë që u mbyll kjo marrëveshje, pavarësisht që nuk ka nënshkrime, teksti i saj nuk mund të ndryshojë më. Përmirësime nuk besoj që mund të mbërrihen, përveç që në zbatim, ajo pjesë e zbatimit duhet të bazohet plotësisht në Kushtetutë

Lajme të ngjashme