Tahiri paralajmëron padi ndaj VV-së: Me videon propaganduese ma shqetësuan familjen - NACIONALE

Tahiri paralajmëron padi ndaj VV-së: Me videon propaganduese ma shqetësuan familjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka paralajmëruar partinë Vetëvendosje, se do t’i padisë në Gjykatë.

Sipas Tahirit, nëse Vetëvendosje nuk e heq fotografinë e tij në videon që VV e titulloi me emrin “Çka ka, çka s’ka”?, e të cilën Tahiri e quan inkriminuese, ai do t’i padisë në Gjykatë.

Tahiri ka thënë se ajo video ndikoi në krijimin e shqetësimit të familjes së tij, rrethit familjar etj.

Tahiri tutje ka thënë se ansnjëherë nuk e ka keqpërdorur asnjë pozitë të tij publike, e nuk ka përfituar asnjë cent në mënyrë ilegale.

“E kuptoj luftën politike, kundërshtimet politike, por nuk mund ta kuptoj ku e merr guximin ai njeri që e ka publiku atë video, me ma qit fotografinë time në një video inkriminuese dhe me më fyer, ku e merr guximin me ma vendos fotografinë dhe me i kriju shqetësim familjes sime në shtëpi, rrethit tim familjar, kur kurrë në jetë, aq sa kam qenë në funksion publik, kurrë në jetë një sen nuk e kam keqpërdor. Le të del Lëvizja Vetëvendosje e të thotë se veç një element e ka keqpërdorë. Kam qenë Zëvendësministër si Besnik Bislimi, 5,000 euro e kam pasur kartelën, zero zero e kam kthy, veturën e kam kthyer në fushatë, gjemani një njeri që e kam punësu, gjemani një keqpërdorim që e kam bo. Po kush jeni ju more burrë me ma qit fotografinë mua, a mendoni se kjo veç kalon kështu? Dilni në veti, qysh ju doket juve me ju vendos një parti politike, fotografinë e juaj në video, pa keqpërdor asnjë gjë? Unë nuk lejoj kjo me shku kështu. Kërkoj nga LVV me ma heq atë fotografi, përndryshe të gjitha mekanizmat ligjorë që ekzistojnë në këtë shtet do t’i përdori, për me tregu ata çka kam keqpërdorë unë. Do të ballafaqoheni me gjykatë, me padi personale. Nuk lejoj kështu me më kriju shqetësime në familje”- tha Tahiri.

Nuk dihet nëse VV, do të përgjigjet ndaj kësaj “kërkese” të Tahirit, apo ky i fundit do të detyrohet t’i drejtohet gjykatës.

Lajme të ngjashme