Tahiri: Nuk jemi që vendi të shkojë në zgjedhje, duam qeveri të udhëhequr nga Bedri Hamza - NACIONALE

Tahiri: Nuk jemi që vendi të shkojë në zgjedhje, duam qeveri të udhëhequr nga Bedri Hamza

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti nuk dëshiron që vendin ta dërgojë në zgjedhje të reja.

Ai ka vlerësuar PDK-ja do të bëjë përpjekje për formimin e qeverisë së re nga partitë që deri dje kanë qenë në opozitë.

Në një intervistë në në RTV21, ai ka deklaruar se kjo qeveri duhet të udhëhiqet nga Bedri Hamza.

“Ne apriori nuk jemi që vendi t’i drejtohet kutive të votimit, ne nuk jemi ata që i duam zgjedhjet, do të insistojmë që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë Bedri Hamza”, është shprehur Tahiti.

Duke komentuar përpjekjet e LDK-së që ajo të udhëheq një qeveri të tillë, Tahiri ka thënë se kjo gjë është vendosur me votat në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në rast se do të jemi partia e parë, ne do të kërkojmë që mandatar për krijimin e qeverisë të jetë Bedri Hamza. Në rast se nuk do të ishim partia e parë dhe do t’i kishim ndërruar vendet me LDK-në, do ta kishim mbështetur Abdixhikun”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të ngjashme