Raporti i ambasadorit, Tahiri: Nëse vërtetohet, duhet dhënë përgjegjësi për këtë dështim në diplomaci
"Larg më brutal" është raportimi që i ka shkuar ministres Gërvalla nga ambasadori ynë në ShBA, Ilir Dugolli.
Nacionale siguroi gjatë ditës raportin mbi një-vjetorin e punës së Dugollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realisht është shumë shqetësues.
Lidhur me këtë, Gazeta Nacionale kontaktoi me ish-kryenegociatoren Edita Tahiri. Kjo e fundit tha nëse vërtetohet ky raport, atëherë vërtet duhet të brengosemi.
"Nëse është i vërtetë ky raport është shumë brengosës për dobësimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatin tonë kryesor, SHBA, me të cilin së bashku realizuam lirinë dhe pavarësinë", tha fillimisht Tahiri.
Tutje, ajo shtoi se ata që kanë përgjegjësi për këtë dështim strategjik në diplomaci, duhet të japin llogari.
Duhet të japin përgjegjësi për këtë dështim strategjik në diplomaci gjithë instancat e larta që kanë kompetenca në diplomaci, përfshirë presidentja, kryeministri dhe ministrja e jashtme", tha ajo për Nacionalen.
