Tahiri: Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe Kurtit nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi - NACIONALE

Tahiri: Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe Kurtit nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kërkesën e qytetarëve për Trustin, e kanë marrë si obligim dhe është dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo iniciativë u kthy dy herë prapa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje.” – ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme