Tahiri: Muzaqi i VV-së flet për mafinë farmaceutike, ama vetë shet barna
Shefi Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kur mori fjalën lidhur me Projektligjin për Rregullimin e Çmimeit të Ilaçeve, akuzoi deputetin e VV-së se po flet për mafi farmaceutike, ndërkohë që vetë Muzaqi shet barna.
Tahiri tha se nëse dikush është afër këtyre aferave atëherë është ai që ka shitur barna.
“Neve na akuzoi rëndë prezantuesi i qëndrimit të grupit parlamentar për këtë nismë, realisht veç për nismën s’foli. Aty kuptova se personi në fjalë është një prej njerëzve që shet barna. Pra z. Besim Muzaqi, ka konflikt interesi kur del dhe flet këtu për mafinë farmaceutike. Ai po i dika mirë kush janë këta njerëz dhe është mirë me dalë me fol këtu me emër dhe mbiemër. Nëse është dikush është më afër këtyre aferave, janë qita që kanë shitur barna” – tha Tahiri në Kvuend.