Tahiri: Marrëveshja pa njohje reciproke, me Asociacion e autonomi për serbët është dështim - NACIONALE

Tahiri: Marrëveshja pa njohje reciproke, me Asociacion e autonomi për serbët është dështim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar një ditë para takimit të “madh” në Ohër, ndërmjet kryeministrit Kurti e Presidentit serb Vuçiq.

Sipas Tahirit, një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke, me asociacioni e autonominë për pakicat serbe, është dështim i interesave kombëtarë dhe shtetërorë të Kosovës.

Nje marreveshje me Serbine pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi per pakicen serbe (vet-menaxhim) eshte deshtim i interesave kombetare dhe shteterore te Kosoves!” – ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se nesër me fillim nga ora 10:00, priten të fillojnë takimet ndërmjet, Kurtit, Vuçiq, Lajçak, Borrell e Escobar si mbikqyrës i bisedimeve.

Marrëveshja e dakorduar në Bruksel, pritet të formalizohet me anë të nënshkrimve si dhe një ankes për zbatimin e planit të BE-së.

Lajme të ngjashme