Tahiri: Largimit të barrikadave duhet t`i paraprijë një proces politik - NACIONALE

Tahiri: Largimit të barrikadave duhet t`i paraprijë një proces politik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se heqjes së barrikadave në veri duhet t`i paraprijë një proces politik.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se liria e lëvizjes në atë pjesë të vendit mund të rikthehet vetëm pas ndonjë marrëveshje në mes të palave në Bruksel.

Sipas saj, barrikadat mund të largohen vetëm me ndihmën e KFOR-it, eventualisht EULEX-it.

“Mendoj se kësaj duhet t`i paraprijë një proces politik. Pra, amerikanët, ose BE-ja të thërras një takim në kuadër të dialogut të Brukselit që të adresohet politikisht çështja e heqjes se barrikadave dhe kthimi i normalitetit në pjesën veriore. Interesi i jonë strategjik është se me mjete diplomatike dhe politike të zgjidhet çështja e tensioneve, në mënyrë që edhe festat e funditvitit të priten në mënyrë të qet për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme