Tahiri: Kurti të kërkoj nga ShBA e BE që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive, siç bëra unë - NACIONALE

Tahiri: Kurti të kërkoj nga ShBA e BE që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive, siç bëra unë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri, ka shkruar në lidhje me zhvillimin e fundit që ndodhi dje në Kuvend, ku Kurti tha se e pranon Asociacionin por me disa kushte.

Sipas Tahirit, tash pasiqë Kurti e pranoi Asociacionin, ai duhet të dërgoj një letër drejt emisarëve të caktuar për dialogun, në mënyrë që të sigurohet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, e nuk do të jetë një pushtet i tretë në Kosovë.

Sipas Tahirit, Kurti duhet ta ndjek shembullin të cilin veqse e kishte bër vet ajo sa ishte kryenegociatore, kur e siguroi një letër nga atëherë ndërmjetësja e dialogut Mogerini.

Tahiri ka prezantuar edhe letrën që pati sigruar atë kohë.

Shkrimi i plotë i Edita Tahirit:

Pasi pranimit te Asociacionit, Kryeministri Kurti nuk guxon te jap kompetenca ekzekutive per asociacionin. Hapi i pare eshte qe ai te kerkoj nje leter garancie nga ndermjetesuesit amerikan dhe BE, Escobar dhe Laicak me te cilen ata sigurojne qe Asociacioni nuk do te ket komptenca ekzekutive dhe nuk do te jete nje nivel i trete qeverisjes ne Kosove. Nje leter te tille une si kryenegociatore kam arritur qe ta siguroj nga Mogherini si ndermjetesuese e BE-se me te cilen ajo ka siguruar se per BE-ne Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk do te jete nivel i trete qeverisje ne Kosove. Ja letra e Mgherinit drejtuar Kryeministrit te Kosoves.

Lajme të ngjashme