Tahiri: Kryeministri me këtë ligj, ia ka rritur pagën vetës, ua ka ulur gjyqtarëve dhe prokurorëve - NACIONALE

Tahiri: Kryeministri me këtë ligj, ia ka rritur pagën vetës, ua ka ulur gjyqtarëve dhe prokurorëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për Paga.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kryeministri Kurti e miratimin e këtij ligji ia ka rritur pagën vetës, ndërkohë që u ka ulur gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mazhoranca e udhehequr nga VV-ja e miratoi Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Kryeministri Kurti me këtë ligj, ia ka rritur pagën vetvetes, ndërsa ua ka ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tash luftimi i krimit e korrupsionit, me gjasë do kalojë në tjetër nivel. Urime”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lajme të ngjashme