Tahiri kërkon që Qeveria të jetë vigjilente në veri
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë vigjilencë për situatën në veri.
Në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se kjo parti e mbështet qeverinë për ta vazhduar ushtrimin e sovranitet në atë pjesë të vendit.
“Ju kërkojmë vigjilencë, angazhim, përkushtim që të vazhdojë puna e Policisë së Kosovës në veri të vendit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka bërë me dije se Qeveria ka përgjegjësi të mundësojë funksionimin e të gjitha institucioneve në veri.
“Për më shumë se një dekadë kemi punuar së bashku që ta vendosim prokurorin e shtetit, i cili do të ndjek kriminelet, strukturat paralele, njerëzi që ushtronin kontrabandë në baza ditore, qofshin ata shqiptarë apo serbë. Kemi punuar për më shumë se një dekadë për vendosjen e gjyqësorit në atë pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Tahiri.