Tahiri ka një porosi për Qeverinë: Alarmi i fundit për të shtyrë përpara investimet publike - NACIONALE

Tahiri ka një porosi për Qeverinë: Alarmi i fundit për të shtyrë përpara investimet publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t`i shtyjë përpara investimet publike dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore.

Ai ka treguar edhe qëllimet e interpelancës se nesërme parlamentare për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, kjo interpelancë ka dy qëllime.

Nesër, në seancën e Kuvendit të Kosovës, do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës – interpelanca e ministrit, Hekuran Murati, të cilin e kemi ftuar që të reflektojë në dy rreziqe të mëdha ekonomike që i ka Kosova me këtë Qeveri: E para, lidhet me bllokimin e investimeve kapitale, që është në nivelin më të ulët në histori. Dhe, e dyta, me nevojën që me rishikim buxhetor të ngritet koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyes civil”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

A ka bërë me dije se kjo seancë do të jetë alarm i fundit i Qeverisë për disa çështje.

E kam një porosi për Qeverinë dhe ministrin: seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike, dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore, që dita ditës po e lëshojnë Kosovën. Ne do të prezantojmë qëndrimet tona, kalkulimet tona, mbi të gjitha sugjerimet tona për ndryshimet në buxhet të Kosovës me rishikim”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme