Tahiri jep të fundat nga KiE: Për pak ballafaqohemi me 16 amandamentet shumica të iniciuara nga delegacioni serb
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnil Tahiri, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me ecurinë e procesit të aplikimit të Kosovës në KiE ku pritet që sot në Asamblenë Parlamentare të kalojë raporti i Dora Bakoyanis që fton për anëtarësim të Kosovës.
Tahiri tha se tash “për pak” do të përballen me 16 amandamentetet e propozuara “shumica të iniciuara nga delegacioni serb”; ndonëse njëra prej më kyçeve është iniciuar nga italianët.
Postimi i Tahirit:
Me anëtarësimin e Kosovës fitojnë të gjithëve
Në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuse janë në anën tonë. Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amandamendeve, shumica të inicuara nga Delegacioni Serb.
Gjatë diskutimeve thekosva se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve.