Tahiri: Jemi këtu me çu në shtëpi këtë Qeveri, në këtë vend sot perspektivë kanë familjarët e tyre
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se qeveria në detyrë e Albin Kurtit po punon vetëm për motrat dhe vëllezërit e njerëzve në pushtet.
Derisa ka hyr në objektin e Kuvendit për seancën e sotme, ai ka thënë se sot në Kosovë kanë perspektivë vetëm familjarët e qeveritarëve.
Ai ka deklaruar se deputetët e PDK-së janë në Kuvend për të dërguar në shtëpi këtë qeveria.
“Ne jemi këtu me çu në shtëpi këtë Qeveri dhe me sjellë një qeveri që është në krye të detyrës dhe që arrin t’i trajtojë problemet e qytetarëve. Këta janë për vëllezërit e tyre, motrat e tyre. Këtu në këtë vend sot perspektivë kanë familjarët e tyre”, ka thënë ai.