Tahiri i PDK-së për legjislaturës e kaluar: Mbrojtëm kushtetuetshmërinë e vendit, angazhimi ynë vazhdon me domosdoshmëri
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në legjislaturën e kaluar, Abelard Tahiri ka shkruar për angazhimet e partisë së vet gjatë mandatit të kaluar duke rikujtuar sfidimet e suksesshme të disa ligjeve dhe vendimeve të konstatuara nga Gjykata Kushtetuese si anktikushtetuese nga qeveria e Albin Kurtit.
“Një nga angazhimet tona më të rëndësishme ka qenë sfidimi i shkeljeve kushtetuese. Grupi Parlamentar i PDK-së ka parashtruar 27 lëndë në Gjykatën Kushtetuese – 24 ligje dhe 3 vendime. Deri tani, 4 ligje dhe 1 vendim janë shpallur kundër-kushtetuese, ndërsa 20 të tjera janë në shqyrtim”, tha ai.
Postimi i plotë:
Falënderoj Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, ish-Kryetarin Enver Hoxhaj dhe deputetët e legjislaturës së kaluar (2021/25) për besimin e dhënë në udhëheqjen e Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvend.
Përballë një mazhorance arrogante, ne kemi mbrojtur interesat e qytetarëve, kemi kundërshtuar vendime arbitrare dhe kemi ngritur çështje jetike në Kuvend.
Një nga angazhimet tona më të rëndësishme ka qenë sfidimi i shkeljeve kushtetuese. Grupi Parlamentar i PDK-së ka parashtruar 27 lëndë në Gjykatën Kushtetuese – 24 ligje dhe 3 vendime. Deri tani, 4 ligje dhe 1 vendim janë shpallur kundër-kushtetuese, ndërsa 20 të tjera janë në shqyrtim.
Mbrojtja e Kushtetutës dhe e demokracisë ka qenë dhe mbetet një betejë e domosdoshme. Angazhimi ynë për sundimin e ligjit do të vazhdojë me vendosmëri.