Tahiri i LDK-së: Kurti dhe Gërvalla po e mbrojnë “blanko” ambasadorin Berishaj - NACIONALE

Tahiri i LDK-së: Kurti dhe Gërvalla po e mbrojnë “blanko” ambasadorin Berishaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhafer Tahiri, ka folur rreth skandalit të ambasadorit kosovar në Kroaci Martin Berishaj, për të cilin po kërkohet shkarkimi.

Tahiri tha në T7 se kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë duke e mbështetur “blanco” Martin Berishajn.

“Kur kanë shkuar paratë në llogarinë e Martin Berishajt aty janë tërhequr kesh nga ai. Albin Kurti dhe Donika Gërvalla e mbrojnë atë blanko.” - ka thënë Tahiri.

Sipas tij, nëse vetëm një cent ka shkuar në financimin të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje atëherë kryeministri Kurti duhet të jap përgjegjësi.

Ish-kryetari i Vushtrrisë, ka komentuar “arsyetimin” e pushtetit në mbrojtje të Berishajt.

“Nuk është në rregull që të thuhet mos të besohet një gazetar që iu ka bllokuar llogaria në Twitter.”, - ka deklaruar ai.

Ai shtoi se Berishaj ka aktakuzë për shmangie nga tatimi dhe kjo do të duhej t’i mjaftonte kjo që të mos ta mbronte në këtë mënyrë Berishajn.

Lajme të ngjashme